
Olsi Teqja u përzgjodh si lojtari më i mirë i Tiranës në sfidën kundër Skënderbeut nga analistët sportivë të Supersport.
Pas barazimit 2-2 kundër korçarëve, mbrojtësi bardheblu u shpreh: "Është pak e vështirë të ambientohesh mungesa e Muçës. Por, lojtarët e rinj që kemi në ekip si Cake, Doka, Domgjoni dhe të tjerë janë shumë futbollistë të mirë.
Këto 5 ndeshjet e fundit na janë dukur si miqësore, sepse nuk kemi pasur tifozët me vete në stadium. Unë iu bëj thirrje publike që të kthehen në stadium për të na mbështetur, sepse janë të nevojshëm për ekipin tonë.
Në aspektin personal shpresoj të luaj si në ndeshjet e fundit, sepse tani mendoj se kam arritur në formën time më të mirë" tha Olsi Teqja për Supersport.