
Mërgim Mavraj ka folur për europianin "Francë 2016". Disa zyrtarë të federatës dolën në një reagim zyrtar duke nxituar të thonë që Mërgimi nuk ka agjëruar në Europian. Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga qendërmbrojtësi kuqezi, i cili e ka mohuar diçka të tillë. Mavraj ka deklaruar që në kohën kur kombëtarja nuk kishte ndeshje, ai agjëronte pa problem.
"Kam agjëruar gjatë ditëve kur nuk kishim ndeshje. Edhe pas Europianit kam qenë në Shqipëri disa ditë, ku kam agjëruar gjithashtu dhe tashmë jam kthyer", është shprehur Mavraj.
Siç duket deklarata e zyrtarëve të FSHF-së është bërë pa dijeninë dhe miratimin e Mavrajt.
Poll