
Në Itali thuhet se “nuk ka dy pa tre”, ndaj dhe Juve, pasi ka bërë dy blerjet e para zyrtare, Pjaniçin dhe Dani Alveshin, është gati për të tretën. Dhe është një objektiv i fiksuar prej më shumë se dy muajsh, mesfushori Andre Gomesh. Bisedimet zyrtare mes Juves dhe Valencias u hapën ditën e ndeshjes Itali–Beligjikë, kur drejtuesit juventinë donin të vëzhgonin sulmuesit belgë, Lukaku, Benteke apo dhe Batchuaui. Juventusi ka një akord prej kohësh me agjentin e Andre Gomeshit, Horge Mendesin, por tani duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Valencian. Klubi torinez e ka rritur ofertën në 40 milionë euro dhe i ka lënë 10 ditë kohë Valencias, që kërkon 60 milionë euro. Portugalia nuk po ecën mirë në Europian dhe nga kjo situatë mund të përfitojë Juventusi, që e kërkon me forcë Gomeshin.