Mesfushori i Interit Hakan Calhanoglu ka refezuar një ofertë për të luajtur në Arabinë Saudite. La Gazzeta dello Sport raportoi në verë se oferta kishin mbërritur nga klubet arabe, teksa së fundmi është Al Hilal që ka provuar të afrohet me lojtarin turk.
Përgjigjia e tij ka qenë negative, ndërsa mësohet se mesfushorit i është ofruar një marrëveshje 18 milionë euro për 4 vitet e ardhshme.
Interi e ka pjesë të rëndësishme të organikës dhe kjo ka qenë arsye përse zikaltërit nuk kanë ndërhyrë. Klubet arabe në anën tjetër vazhdojnë të tentojnë lojtarë të njohur nga Europa.
Poll