Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpul. Sulmuesi me origjinë shqiptare fitoi ditën e djeshme Superkupën e Europës me skuadrën angleze edhe pse nuk zbriti asnjë minutë në fushë. Pas përfundimit të takimit, Shaqiri foli për mediat turke për një trasnferim të tij në kampionatin turk.
“Galatasaray deri më tani nuk ka bërë asnjë ofertë për mua. Turqia është një vend ku ia vlen të jetohet. Ka interesim të madh për futbollin dhe ka ekipe kualitative.
Por, jam i lumtur që luajë në Ligën Premier. Natyrish, nuk e di çfarë do të na sjell e ardhmja. Për momentin jam këtu, jam pjesë e Liverpoolit”