Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy iranianë te Luftëtari, gjirokastritët përforcojnë fazën ofensive

Shkruar nga NEWSPORT
Dy iranianë te Luftëtari, gjirokastritët përforcojnë

Luftëtari ka zhvilluar ditën e djeshme një takim miqësor me Përmetin, në të cilin është mundur me rezultatin 1-3. Milinkoviç hodhi në fushë një formacion me lojtar që ishin afruar nga merkato e verës, por edhe futbollistë të rinj. Në organikën e gjirokastritëve ranë në sy dy futbollistë, Husein dhe Xhastin që luanin në majën e sulmit.

Pjesa e parë mbyll me avantazhin e miqve, të cilët shënuan me penallti, ndërsa fraksioni i dytë i lojës do të niste sërish me 11-metërsh, por këtë radhë në favor të vendasve. Lluka ishte ai që e mori përsipër goditjen dhe arriti ta çonte topin në rrjetë, duke barazuar kështu rezultatin. Më pas Petro kalon sërish në avantazh Përmetin, ndërkohë që Kamza është ai që vulos rezultatin në 3-1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga