
Shqpëria mori fitoren e dytë në kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë fituan pastër 0-2 ndaj San Marinos në transfertë, falë golave të shënuar nga Manaj dhe Uzuni. Në fund të ndeshjes për mediat, mesfushori Odise Roshi zbuloi se ka luajtur i dëmtuar. Për një lojtar që luan i dëmtuar i rrezikohet seriozisht karriera duke parë që edhe Roshi e ka moshën në disfavor.
"Trajneri ndryshoi skemën dhe luajtëm me skemën 4-3-3 dhe besoj se ia arritëm me sukes. Mund të kishim më shumë gola pasi I kishim mundësitë. Mua personalisht nuk më përshtatet kjo skemë pasi dua të luaj më shumë në sulm.
Kam kënaqësi të luaj nga minuta e parë, por kam pasur probleme. Ndaj Anglisë isha titullar, ndërsa sot kam rrezikuar shumë dhe nuk e di nëse do të luaj me ekipin në fundjavë. Do të stërvitem shumë që të kem mundësi që të luaj nga minuta e parë pasi sot kam sakfrifikuar shumë, por e rëndësishme është që morëm 3 pikë".