Bylisi arriti të fitonte bindshëm në miqësoren e djeshme përballë Flamurtarit me rezultatin 3-0. Një ndeshje që tregon se skuadra është në rrugën e duhur. Gjatë ndeshjes së luajtur ndaj vlonjatëve në fushë e lojës u hodhën dhe 2 lojtarë, Mustafa Xhixhiua i cili i është bashkuar skuadrës prej ditësh, por nuk ka firmosur ende zyrtarisht. Lojtari ka luajtur disa minuta dhe pritet të firmos pas ndeshjes me Luftëtarin.
Një tjetër lojtar në provë ishte dhe sulmuesi Armon i ardhur nga Liberia. Armon bëri një ndeshje pozitive duke shënuar dhe gol duke bërë që shanset për të firmosur më ballshiotët janë të larta. Kujtojmë që Bylisi ndodhet në vendin e parë në Grupin B të Kategorisë së Parë dhe objektivi i ballshiotëve është ngjitja në Superligë sezonin e ardhshëm.