Skuadra AF Elbasani ka nisur prej ditës së djeshme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Është klubi verdheblu që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se skuadra është vënë nën urdhrat e trajnerit Gentian Stojku.
Përmes një njoftimi në kanalin zytar tregohen momente nga seanca e djeshme. Ndërkohë drejtuesit po punojnë intensivisht në merkato për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.
“Dje, zyrtarisht ekipi ka nisur përgatitjen stërvitore për sezonin 2022-2023. Në fushë pasditen e djeshme u zhvillua seanca e parë përgatitore e ekipit nën drejtimin e trajnerit Gentian Stojku dhe stafit teknik”, shkruhej në faqen zyrtare të AF Elbasanit.
Objektivi i ekipit do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë. Megjithatë duhet ende shumë kohë deri në verdiktin përfundimtar të sezonit të ardhshëm futbollistik.
