
Christian Eriksen mund të largohet nga Manchester United. Mesfushori danez është kthyer në objektivin e skuadrave turke. Merkatoja në Turqi ende nuk është mbyllur dhe në këtë mënyrë ekipet kanë mundësinë të transferojën lojtarë nga ekipet e tjera.
Në këto kushte Eriksen duket shumë afër kalimit në kampionatin turk. Galatasaray e dëshiron shumë danezin, madje kanë gati propozimin për Manchester United.
“Djajtë” tashmë kanë në dorë të ardhmen e tij, pasi Eriksen ka kontratë të vlefshme me anglezët deri në qershor të vitit 2025. Kujtojmë se tashmë 31-vjeçari ka kaluar plotësisht problemet me zemrën dhe të United është një element i rëndësishëm për formacionin e Ten Hag.
Poll