
Nuri Seferi, boksieri i njohur shqiptar do të zhvillojë një ndeshje boksi në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë boksieri ku ka njoftuar në profilin e tij në facebook për këtë ndeshje të madhe. Për herë të parë Seferi do të zhvillojë një ndeshje boksi në ringun shqiptar.
"Përshëndetje miq!
Pas bisedimeve konkrete që kishim me mikun tim Indrit Murati i cili ka marrur përsiper organizimin e një eventi madheshtor që po pergaditet në Tiranë, në një mbrëmje gala boksi jam i ftuar për të zhvilluar ndeshjen kryesore të kësaj mbrëmje.
Qe nga fillimi i hapave të para në boks kam dhënë gjithcka nga vetja që të perfaqsoj denjësisht Kombin tim. Çdo her kam luftuar me nder dhe me zemer deri në momentin e fundit ku kam zhvilluar një karier mbi 20 vjecare që e kam pasuruar vit mbas viti me plot 44 ndeshje , 37 fitore dhe 7 humbje.
Tani koha është të realizoj ëndrrën time që një ditë të boksoj brenda kufijve të shtetit Amë. Deri tani nuk kam pasur kurrë një ofertë serioze për organizimin e një ndeshje profesionale.
Besoj që shum shpejt do të kemi një konferencë për media ku do ti njoftojmë të gjithë rreth ndeshjes sime e cila pritet të ndodhë brenda muajve në vijim.
I deshiroj punë të mbarë mikut tim dhe stafit të tij të cilet kanë marrë një barrë të rëndë mbi supe por besoj qe me vullnetin qe kanë do ja dalin në menyren më të mirë", shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook Nuri Seferi.