Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nuk pëlqehet nga trajneri, ish-mesfushori i Bayernit drejt transferimit te Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk pëlqehet nga trajneri, ish-mesfushori i Bayernit drejt transferimit te

Pierre-Emile Hojbjerg nuk ka marrë minutat e dëshiruara te Tottenham që në momentin që drejtimin e mori trajneri, Ange Postecoglou. Ky i fundit nuk e sheh Hojbjerg pjesë të skemave të tij dhe mesfushori po përgatit largimin nga “Spurs”.

Disa ditë më parë ish-lojtari i Bayern refuzoi një ofertë nga Franca, ku ishte ekipi i Lyon që kishte interes për shërbimet e danezit. Por Hojbjerg mendon se ka aftësitë për të luajtur në nivele më të larta, se ai i kampionatit francez.

28-vjeçari shpreson që të largohet që këtë merkato dimërore nga Tottenham, për të mos qëndruar gjithë gjysmën tjetër të sezonit në stol. Chelsea në krahun tjetër ka shprehur gjithashtu interes për Hojbjeg dhe ky i fundit vështirë se do ta refuzonte një ofertë të tillë.

Një tjetër element që e favorizon këtë transferim, është pëlqimi që Ange Postecoglou ka për Gallagher, me këtë të fundit që pritet të largohet nga “Blutë e Londrës”. Prandaj nuk përjashtohet as shkëmbimi i dy mesfushorëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga