Skuadra e Korabit ka vazhduar ditën e sotme përgatitjet në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Në seancën stërvitore të zhvilluar gjatë pasdites në kompleksin "Internacional" në Pezë, shumë fytyra të reja kanë dalë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Mërgjyshi.
Vangjel Zguro, Besart Islami, Arben Tafa, Andi Selimaj, Valdano Nimani, Dusko Dukic, Leonardo Silva Lelis dhe Daniel Zindovic janë emrat e futbollistëve të rinj të bashkuar me Korabin. Si fillim ata pritet të vëzhgohen nga trajneri Mërgjyshi dhe më pas nëqoftëse bindin do të firmosin kontratë me klubin dibran.
Korabi e ka marrë mjaft seriozisht përgatitjen e ekipit për sezonin e ri dhe deri më tani shenjat janë pozitive për një sezon të kënaqshëm.