Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Nuk lejohet bluza e kuqe në fushën e Tiranës”, Shima dhe trajneri Karaj flasin për basketbollin në Shqipëri: Me shumë mundësi do të mbyllet

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk lejohet bluza e kuqe në fushën e Tiranës”, Shima

Basketbolli në Shqipëri me shumë mundësi do të anullohet ashtu siç ka ndodhur në Europë. Deri më tani Federata shqiptare e basketbolli nuk e ka marrë ende vendim përfundimtar dhe klubet janë në pritje. Skuadra e Tiranës vijon stërvitjen në ambiente të hapura dhe në një lidhje me “Fan Zone”, kanë folur një nga lojtarët më të mirë të saj, Gerti Shima dhe trajneri i skuadrës, Erkand Karaj.

Gerti Shima:

“Jemi në ambient të hapura, e pas vrapit nga liqeni kemi fillua stërvitje në ambiente të hapura. Deri tani rifillimi është 0 dhe nuk kemi një datë të saktë. Si në botë, besoj se edhe këtu kampionati do të mbyllet përfundimisht. Nuk është e lejueshme bluza e kuqe në fushën e Tiranës. Ky është viti dytë i joni që kemi lojtar vendas e lojtarë që luajnë në Kombëtare. Duhen edhe dy lojtarë të huaj që mund të japin eksperiencën e tyre.

Erkand Karaj, trajneri i Tiranës:

“Është e vështirë ta drejtosh skuadrën këto momente. Për fatin tim të keq e kam drejtuar skuadrën në momente më të keqe ekipin si dhe në kampionatin më të fortë. Tirana ka synuar gjithmonë lojtarë vendas, por edhe disa të huaj që të japin eksperiencë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga