
Pjesë e panelit të Scaner, emision sportiv nga Gerti Çarçani, Sulejman Starova jep opinionet e tij për tematikat e studios. E sotmja është humbja e Kombëtares shqiptare në Izrael. I pyetur nga moderatori Çarçani për degradimin taktikisht të Shqipërisë, Starova e kundërshton duke arsyetur se ishte Izraeli më mirë se ne.
“Nuk kemi degraduar taktikisht. Izraeli 2 ndeshje shume me mirë sëe në. Kishte shumë mungesa dhe prapë ja doli ti zëvëndësontë. Nëse flasim për trajnerët, Reja ndrroi skemën në minutat e fundit dhe kjo është e papranueshme. Hysaj luan majtas por nuk është pozita e tij. Asllani është i ri sëbashku me Brojën. Portierët tanë skanë asnjë minutë.
Duhet të qëndrojmë të qetë. Favorit ishte Izraeli e jo ne. Qefet i kemi si të duam ne por Izraeli ka shumë arsye për të qenë favorit. Krahët e Izraelit ishin si rraketa. Objektivi ynë ishte maksimal por Izraeli bëri më mirë.”- u shpreh Starova.