Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Nuk ka skuadra të dobëta”, mesfushori gjeorgjian 1 ditë para Partizanit: Në fushë vetëm për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ka skuadra të dobëta”, mesfushori gjeorgjian 1

Partizani përballet nesër me Saburtalon në Gjeorgji, në kuadër të turit të parë  të Conference League. Ndeshja fillon prej orës 18:00.

Në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes, krah trajnerit ishte dhe lojtari Juri Tabatadze. Mesfushori 22- vjeçar u shpreh se do jenë në fushë vetëm për fitore, teksa nuk e nënvlerëson Partizanin.

"Është ndeshje shumë e rëndësishme, ne jemi mobilizuar të gjithë, është një gjendje e mirë e skuadrës për momentin dhe do mundohemi të arrijmë rezultatin që ne duam. E dimë që nuk do jetë ndeshje e thjesht, por ne do futemi në fushë vetëm për të fituar.

Çfarë mendimi keni për Partizanin? –Është skuadër me eksperiencë në kompeticionet europiane, luan në Europë thuajse çdo vit. Nuk ka skuadra të dobëta në Conference League. Ne do provojmë më të mirën tonë dhe shpresojmë të bëjmë tifozët gjeorgjian të lumtur", u shpreh mesfushori gjeorgjian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga