
Georginio Wijnaldum nuk do të rinovojë kontratën me Liverpool. Mesfushori i Liverpool është në fund të kontratës me skuadrën angleze e në fund të sezonit do të dalë si lojtari i lirë.
Mediat angleze bëjnë me dije se Wijnaldum ka vendosur që të largohet nga "Anfield" dhe ka pranuar ofertën e Barcelonës. Hollandezi do të transferohet falas te katalanasit dhe me mbylljen e këtij sezoni pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi.
Me Liverpoolin, Wijnaldumn ka arritur të fitoi titullin kampion në Angli, por edhe Champions League dhe te Barcelona shihet si përforcim me vlera pasi është edhe një nga kërkesat kryesore të trajnerit Koeman.
Që të dy kanë punuar së bashku në Kombëtares hollandeze dhe trajneri i Barcelonës i njeh mjaft mirë aftësitë e lojtarit.