
Kombëtarja Shqiptare rrallë-herë ka qenë me grup të plotë në ndeshjet e kualifikueseve por këtë rradhë e ka “tepruar”. Tre mungesa në mbrojtje, një në mesfushë dhe 2 në sulm, plot 6 mungesa për ndeshjet e kesaj javë përballë Izraelit dhe Islandës. Listës së mungesave iu shtua edhe Endri Çekiçi.
Mesfushori ishte titullar ditën e djeshme me Konyaspor përballë Galatasaray duke shënuar një supergol “alla-Çekiçi” nga 30 metra në minutën e 15. Pak minuta me vonë do të vinte edhe dëmtimi që do ta largonte nga fusha e lojës 25-vjeçarin. Me këtë dëmtim, Çekiçi anullon biletën e avionit për ndeshjet e Nations League.
Poll