
Karim Benzema është dëmtuar sërish. Francezi duket se po përjeton një sezon mjaft të trazuar prej dëmtimeve. Topi i Artë tashmë ka humbur 13 ndeshje me Real Madridin për shkak të problemeve me dëmtimet. Edhe kësaj here raportohet se ai ka një problem në kyçin e këmbës, e cila e ka mbajtur jashtë stërvitjes së djeshme dhe të sotme.
Sulmuesi me siguri do të humbasë takimin e së shtunës kundër Espanyol dhe është në dyshim për mesjavën e ardhshme në Champions. Aty madrilenët do të presin në “Bernabeu” Liverpool për kthimin e 1/16-ave. Sfidën e parë Real e fitoi 2-5 dhe Benzema shënoi 2 gola. Humbja e tij ndeshjen e kthimit do të ndihej shumë në formacionin e Ancelotti-t pasi nuk kanë një goleador tjetër në ekip.