Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nuk ka më dyshime, Brazili zgjedh trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka më dyshime, Brazili zgjedh trajnerin e ri

Dorival Junior do të jetë trajneri i ri i Brazilit dhe për këtë nuk ka më dyshime. 61-vjeçari do marrë drejtimin e skuadrës pas një periudhe të keqe që kaluan 5 herë kampionët e botës, që prej eleminimit nga Kroacia në Botëror përmes penalltive. Kupa e Botës në vitin 2022 solli më pas dhe shkarkimin e ish-trajnerit Tite.

Dorival ka trajnuar Atletico Mineiron, Atletico Paranaense, Internacional, Vasco da Gama, Fluminense dhe Palmeiras. Me Flamengon fitoi Copa Libertadores dhe Kupën e Brazilit në vitin 2022, para se t’i bashkohej Sao Paulos, nga ku konfirmoi që do largohej të dielën.

Pritet si do jetë impakti i tij, pasi kujtojmë se Ancelotti ishte shumë pranë kalimit te Brazili, para se të rinovonte me Real Madrid. Po ashtu kohët e fundit u përfol dhe një mundësi për Mourinhon, që rezultoi vetëm në kuadrin e zërave të merkatos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga