
Do të jetë Mikel Arteta trajneri i ri i Arsenal. Klubi nga Londra ka zyrtarizuar ish mesfushorin e "Topçinjve" si pasardhësin e Unai Emery. Me klubin e Arsenal, Arteta ka luajtur 150 herë në fushë duke qenë një nga mesfushorët më të mirë gjatë viteve 2011-2016. Arteta mbante postin e zëvendës trajnerit te ekipi i Manchester City-t, duke marrë përvojën e duhur nga Pep Guardiola.
Me Arsenal, spanjolli ka fituar dy kupa FA. Në prezantimin e tij, Arteta është parë i emocionuar por i vendosur për të dhënë gjithçka në postin e ri. "Është një nder i madh për mua. Arsenal është njëri prej klubeve më të mëdha në botë. Ne duhet të punojmë për të fituar trofe dhe të promovojmë talentet e reja të akademisë", tha trajneri i ri i Arsenal ndër të tjera.