Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ka kohë për të humbur, PARTIZANI zbret në fushë dhe përgatitet për Erzenin

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka kohë për të humbur, PARTIZANI zbret në fushë dhe

Partizani ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e javës së 13-të të Superiores. Pas rikthimit nga faza përgatitore në Antalia, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Giovani Colella kanë marrë ngarkesën e nevojshme.

Grupi është i plotë dhe të gjithë janë gati për të dhënë maksimumin ndaj shijakasve. Përmes një postimi në kanalin zyrtar të klubit të Partizanit bëhej me dije:

“Ekipi nis përgatitjet në shtëpi në prag të rifillimit të kampionatit. Pas mbylljes së minifazës në Antalia, skuadra zhvilloj sot seancën e programuar stërvitore në kompleksin sportiv Partizani. Në drejtimin e trajnerit Giovanni Colella dhe stafit teknik prezent kanë qenë të gjithë lojtarët. Java e 13-të e kampionatit i sheh të impenjuar të kuqtë përballë Erzenit, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës”.

Kujtojmë që ndeshja Erzeni – Partizani është programuar të luhet të dielën në orën 15:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga