Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ka kohë për pushim, Superiorja i lë radhën Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka kohë për pushim, Superiorja i lë radhën Kupës

Java e 26-të e Superiores përfundoi. Tashmë është radha e Kupës së Shqipërisë, ku në çerekfinale ndodhen 8 skuadra nga elita e futbollit shqiptar.

Takimet e kthimit do të luhen më 5 dhe 6 mars. Fillimisht të martën do të zbresin në fushë Egnatia dhe Laçi. Sfida merr jetë në orën 13:30, teksa ndeshja e parë në Laç kujtojmë se u fitua 0 me 1 nga rrogozhinasit.

Më pas, në orën 17:00 te “Arena e Demave”, Partizani pret Kukësin që e mposhti 0 me 1 në Kukës. Data 6 mars do shohë 2 ndeshje të tjera ku priten emocione.

Tirana dhe Teuta diskutojnë kualifikimin në shtëpi, prej orës 13:30. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi barazim 0 me 0. Vllaznia dhe Erzeni mbyllin raundin çerekfinal.

Kujtojmë se ndeshjen e parë e fituan shijakasit në Rrogozhinë me rezultatin 2 me 1. Gjithçka do vuloset në “Loro Boriçi”.

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:

5 mars

Ora 13:30, Egnatia – Laçi (1-0)

Ora 17:00, Partizani – Kukësi (1-0)

6 mars

Ora 13:30, Tirana – Teuta (0-0)

Ora 17:00, Vllaznia – Erzeni (1-2)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga