Bledar Devolli u emërua në krye të Kukësit disa ditë më parë, pas dorëheqjes së Emiljano Çelës. Koha është kundra Devollit, i cili regjistroi sot humbje në debutim me Partizanin(0-1), ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Kjo pasi vetëm 5 ditë më vonë, Kukësi luan po në shtëpi për kampionat. Kundërshtari i radhës është Erzeni, teksa të dyja skuadrat ndodhen në fundin e tabelës. Shijakasit numërojnë 4 pikë më shumë në vendin e parafundit, megjithatë forma e kaluar së fundmi ka trazuar ujërat.
Një luftë e vërtetë sportive pritet në fushën e lojës. Gjithçka mbetet për t’u parë, ndërsa kujtojmë se ky takim do të jetë i vlefshëm për javën e 25-të të Superiores.
Poll