
Kampionati skocez nuk do të rifillojë të paktën deri më 10 qershor. Është ky vendimi I fundit që është marrë në Skoci përsa I përketë rikthimin të futbollit të luajtur në vend.
Federata skoceze ka marrë këtë vendim duke parë gjendjen e vështirë për shkak të pandemisë së covid-19. Fillimisht ishe vendosur data 30 prill afati I fundit, por siç duket drejtuesit kanë ndryshuar mendje. E gjitha kjo vjen për të mos dëmtuar lojtarët që mund të preken nga ky virus.
UEFA ka bërë të ditur se kampionatet do të luhen deri në fund e gjithçka pritet të vendoset në mbledhjen e radhës që UEFA do të bëjë më 23 prill. Kujtojmë që në kampionatin skocez aktivizohet me Rangers, sulmuesi i Kombëtares, Florian Kamberi.
Poll