Një ditë më parë, komenti i bërë nga argjentinasi Torrasa në fotografinë e postuar nga Realdo Fili bëri bujë të madhe. Newsport.al publikoi të sharën nga nëna që i bëri Torrasa për të ardhur deri tek reagimi i bërë nga Fili më pas që sqaronte se e shara ka qenë miqësore. Argjentinasi nuk e ka mbyllur me kaq këtë histori. Sërish sot i ka shkruar në Instagram shokut të skuadrës por këtë rradhë pa ofendime. Torrasës duhet t’ja kenë shpjeguar çfarë ka ndodhur me fjalët e tij, përderisa në komentin e rradhës i shkruan: “Suksese me kombëtare, shihemi shpejt”.
Një ditë më parë, argjentinasi e ofendoi nga nëna shokun e skuadrës Realdo Filin që nuk vonoi të sqaronte se ajo çfarë kishte shkruar Torrasa ishte vetëm një shaka miqësore. Mbetet për tu pritur dhe parë se cila do të jetë “shakaja” e rradhës që do lojtarët e kuq do të bëjnë mes tyre.
Komenti i rradhës në faqen e Filit nga Torrasa
Një ditë më parë argjentinasi e shau nga nëna