Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk e pranojnë dështimin, lojtari i KASTRIOTIT largon euforinë: S'kemi kohë për qetësi

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk e pranojnë dështimin, lojtari i KASTRIOTIT largon euforinë:

Mbrojtësi i Kastriotit Edison Ndreca ka gjetur më së miri veten te ekipi krutan të cilët në këtë pjesë të dytë të sezonit kanë siguruar 3 fitore në 4 sfidat e fundit duke forcuar shpresat për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore. Fitorja e fundit në shtëpinë e Kamzës, rivalit direkt për mbijetesë nuk e ka entuziazmuar Ndrecën, i cili kërkon përqëndrim maksimal për sfidën e së dielës ndaj Laçit, ekip që mposhti Partizanin e pretendimeve të mëdha këtë sezon.

"Nuk kemi kohë për qetësi. Çdo ndeshje e kemi si finale. Shpresoj të vazhdojmë kështu me këtë ritëm që kemi. Kur të dalim nga zona e ftohtë do të jemi më të qetë. Shpresojmë t'ia arrijmë objektivit.

Çdo ndeshje është si finale. Çdo kundërshtar është i vështirë. Shpresoj që çunat ta kenë vlerësuar maksimalisht rivalin (Laçin) dhe besoj që do të dalim mirë", u shpreh 24-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga