Lazio ia doli të triumfonte në shtëpi ndaj Bayern Munich, sfidë e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League. Italianët triumfuan 1-0 ndja kampionëve gjermanë në një sfidë që foli krejtësisht në favor të skuadrës së Lazios.
Pas kësaj disfate, Thomas Tuchel ka theksuar se ekipi i tij bëri gjithçka për të humbur, pasi bëri shumë gabime, ndërsa nuk po arrin të kuptojë se çfarë ndodhi me lojtarët.
“Bëmë gjithçka për të humbur… Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe krijuam disa raste për gol. Në të dytën e humbëm përqendrimin, dhe nuk arrij ta kuptoj se pse ndodhi! E humbëm fare besimin. Sa shumë gabime individuale në pjesën e dytë.
A jam i shqetësuar për të ardhmen time? Jo“, ka theksuar shkurtimisht timonieri i gjermanëve.