
Florian Kamberi e bëri "sefte" me Rangers. Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit kaloi gjatë janarit nga Hibernian te Rangers në Skoci, duke ndryshuar ekip por jo kampionat. Trajneri Stiven Gerrard besoi në aftësitë e 24 vjeçarit shqiptar, duke e afruar në ekip për fazën ofensive.
Dje, në përballjen me St. Jonson në transfertë, sulmuesi e nisi nga stoli, për të shpërthyer vetëm në minutën e 50. Vetëm katër minuta iu deshën sulmuesit në fushë për të treguar veten më një gol që vendosi ekuilibrat.
Në të 71 minutë Kamberi ishte protagonist me një assist, që në fund nuk shërbeu pasi të tijtë u barazuan në 2-2. Ndeshja e mirë bëri që ai të ishte vendimtar, duke u shprehur jo i lumtur në fundin e takimit. Gjithashtu, Kamberi tregoi se kishin udhëtuar për fitore, por një pikë në transfertë gjithmonë është e mirëpritur.
"Planifikova ta festoja këtë ndeshje me golin dhe asistin tim, por fatkeqësisht nuk morëm tre pikët dhe nuk mund të jem i lumtur. Të gjithë ishim këtu për të fituar dhe jo për të barazuar. Jam i lumtur me performancën, por nuk mund të jem edhe aq i lumtur sepse nuk triumfuam. Plani është që skuadra të ruaj portën e paprekur, sepse nuk është e lehtë që të përmbysësh rezultatin.
Në fushën që luajtëm nuk ishte e lehtë. Unë mundohem çdo ditë t'i tregoj diçka trajnerit që ta vendos në mendime për të më aktivizuar. Por, e respektoj çdo vendim të tijin. Këtu bëhet fjalë për Rangers dhe jo për mua. Bëhet fjalë për të mirën e ekipit dhe unë do jem gati sa herë të kem shansin, për t'i shërbyer ekipit", u shpreh Florian Kamberi.