
Juventus ka peshkuar Lionin në fazën 1/8 të Uefa Champions League. Në lidhje me këtë gjë, kampionatin dhe lojtarët është ndalur të flasë Pavel Nedved që mban postin e zëvendës presidentit te bardhezinjtë. "Nuk duhet të ankohemi për shortin, ne duhet të jemi në formën e duhur në shkurt. Në këtë raund përplasjet janë më të forta, ndaj nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari".
Sa i përket kundërshtarëve dhe njohjes që stafi i bën Lionit, "arusha" çeke theksoi, "Nuk e njoh shumë mirë Lionin, por stafi ynë do bëjë të pamundurën që të përgatisë lojën në mënyrën më të mirë të mundëshme. Liga e Kampioneve nuk duhet të jetë fiksim por një mundësi".
Pyetjes se si mendon ai për sulmin Juventin dhe konkretisht nëse Dybala-Higuain dhe Ronaldo mund të luajnë bashkë, Nedved iu përgjigj: Ata mund të luajnë mirë dhe bashkë nëse zhvillojnë një ndeshje si ajo me Udinesen. Sarri zgjedh lojtarët edhe në bazë të kalendarit, ndaj e njëjta gjë vlen në të tre frontet. T'i shohësh sëbashku është spëktakël, por të shohim rezultatin më parë".