Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk bindi me paraqitjet e tij, Flamurtari largon mesfushorin pas 4 muajsh

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk bindi me paraqitjet e tij, Flamurtari largon mesfushorin pas 4 muajsh

Klebson Freitas de Souza është largimi i parë nga Flamurtari gjatë kësaj merkato janari. Mesfushori brazilian u afrua te skuadra vlonjate gjatë muajit tetor dhe pas 4 muajsh është larguar nga skuadra. Braziliani shihej si një lojtar më të ardhme, por në pjesën e parë të sezonit nuk ka bindur aspak dhe klubi ka dhënë dritën jeshile për largimin e tij.

Flamurtari po vijon përgatitjet për rinisjen e sezonit në Kategorinë e Dytë dhe Klebson Freitas nuk ka qenë i pranishëm në seancat stërvitore duke nënkuptuar se është larguar përfundimisht nga skuadra vlonjate. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Resuli kryesojnë Grupin B të Kategorisë së Dytë me 29 pikë, 3 më shumë se Labëria e vendit të dytë dhe ngjitja në Kategorinë e Parë është detyrim për vlonjatët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga