
Tenisti serb, Novak Djokovic, ka triumfuar sot turneun "show" të Abu Dhabi. Numri një i botës në tenis për meshkuj , ka fituar 2-1 në finale afrikano-jugorin Kevin Anderson (4-6, 7-5, 7-5), duke dhënë një mesazh të fortë për rivalët e tij, se është gati për të mbrojtur kreun.
Nuk ka qenë një ndeshje aspak e thjeshtë për serbin, pasi e gjeti veten duke humbur setin e parë, me rezultatin 4-6. Ndërkohë dy setet e tjera i ka fituar me shumë vështirësi, me rezultatet 7-5. Në këtë turne kishte marrë pjesë dhe Nadal, por u skualifikua shpejt pasi nuk është një formën e duhur.
Poll