Armando Broja ishte padyshim një ndër protagonistët kryesor në ndeshjen e zhvilluar dje përballë Manchester United. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 79’ dhe menjëherë u bë faktor për ndryshimin e rrjedhës së lojës. Pesë minuta pas hyrjes në të 84’, ai arriti të fitonte një penallti ndaj McTominay, penallti e cila u kthye në gol nga Jorginho.
Prestigjozja britanike “The Sun” e ka vlerësuar impaktin e dhënë nga Broja duke i dhënë notën 7 si ndër më të mirët e sfidës.
“Armando Broja – 7. Impakt i menjëhershëm duke fituar një penallti për Chelsea në duelin me Scott McTominay”- shkruan gazeta në zbardhjen e saj të ndeshjes.
[caption id="attachment_664052" align="alignnone" width="300"] Nota e "The Sun" per Armando Brojen ndaj Man United[/caption]