
Largimi i Kimi Raikkonen nga Ferrari ka shokur jo vetëm tifozët e pilotit finlandez, por dhe shumë adhurues të sportit më të ndjekur në botë në garat automobilistike.
"Njeriu i akullit" zyrtarizoi se do të largohej që në mes të sezonit nga "Kokëkuqja" duke i hapur vendin debutuesit nga Monaco Charles Leclerc.
Por përkrahësit e zjarrtë të ish-kampionit të botës në 2007 me Ferrarin kanë nisur të organizojnë një fushatë të mbledhjes së firmave për t'i kërkuar drejtuesve të skuderisë italiane të mos e largojnë finlandezin, pasi sipas tyre këtë sezon ka vërtetuar se di të japë më tepër se shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel, i cili konsiderohet si piloti i parë i Ferrarit.
Që pas rikthimit nga kompeticioni i garave NASCAR në 2012, Raikkonen ka përmirësuae rezultatet e tij në Formula 1 duke marrë rezultate të rëndësishme me Ferrarin.
Ai është piloti më i vjetër në këtë sezon të F1. Në garën e fundit të Italisë, Raikkonen u rendit i dyti pas kampionit të botës në fuqi Lewis Hamilton duke arritur podiumin e 100-të në karrierë.