
Nga Adriatik Dosti(A.R.DOSTI..)
Mjaft fjetët ..ose më mirë deklaroheni veten të vdekur dhe të gjithë ne komuniteti i shumëllojtë i këtij sporti, dashamirësit e shumtë të futbollit e vetë futbolli ta mbledhë mendjen njëherë e mire e të përgatitet për varrimin e tij.... e tuajin bashkë...
A e shikoni cc'po ndodh...a keni sy e veshë ..a keni gojë të flisni e mendje të gjykoni..a keni guxim e kurajo të mbroni gjakun e djersen tuaj derdhur lumë ndër viite..a nuk ju dhimbsen sakrificat dhe një jete e tërë kushtuar futbollit...që po heshtni kaq turpshëm..dhe e keni nxjerreë atë në ankand e mëshirë të fatit aq sa sharlatanët e kollovarët kanë zënë e luajnë e të tallen me ju e atë bashkë...
A nuk ju ben fare pershtypje qe nje i ashtuquajtur Avokat i fushates zgjedhore te Finos del e bertet ne Opinionin e Fevzo faqeziut pa ju dridhur qerpiku fare ..se do kerkoj Arrestime e Burg per Komitetin Ekzekutiv ...pra per Mujo Targajn, Bardh Jeren, Abdyl Kuriun, Vasil Bicin, Lutfi Nurin , Edvin Libohoven etj qe i kane dhene e falur jeten e tyre futbollit kur keta spurdhjake ende s'kishin dale nga barku i nenes se tyre....
Se do fuse ne burg kryetaret e shoqatave e aktivistet e ketij rangu te tille si Sulejman Mema, Edi Martini, Armir Grima, Armando Cungu, etj etj gjithesesi figura teper te respektuara te historise se futbollit tone nder vite...
A nuk ju vjen sadopak keq kur po shihni keto dite se nuk mbeti TV pa bere emision special nen okelion provokuese Fino apo Duka..e nuk mbeti ''gazetar VIP''..pa ftuar ne studiot e emisionit te tij lloj lloj laramanesh qe nuk e di se me cfare kurajo marrin persiper te flasin per hallet e problemet e shumta te futbollit shqiptar...
Po pse ore njerez te mire te futbollit shqiptar deri aty paska mberritur puna sa ne momente te tilla delikate e teper decizive t'ja varni Ujkut melcite ne qafe e t'ja dorezoni fatet e futbollit nje Kryetari shoqate bastesh qe deklaron se jam Kandidat per ne komitetin e ri Ekzekutiv dhe shan e sulmon federaten e mbron me histeri Finon e PS...[rasti A.Shyti]
Aq sa nje tjeter kandidat i ardheshem ben te njejten gje vetem e vetem se Finua na e paska cituar ne projektet e tij si kandidature te mundeshjme te Kom. Ekz, te neserm..e pikerisht ky person deri dje nen drejtimin e FSHF po prej Dukes ka qene pjese e rendesishme e ekzekutivit te tij...[rasti E.Prodani]
A e pranoni vertet poshterimin e tille sa futbollin tone , djersen e sakrificat e tij e tuajat nder dekada te dalin e ti ''mbrojne'' apo edhe perdhosin njerez qe kurren e kurres nuk i ka lidhur asgje me futbollin e qe dje zbriten ne asfalt ..e qe quhen Cim Peka, Muc Nano , Fatjon Shehu, Mero Baze, Ylli Pata etj etj...apo prisni qe te flasin edhe Prec Zogaj, Lorenc Vangjeli, Spartak Ngjela, Arjan Cani e ndonje tjeter qe te zgjoheni e te reagoni?
A nuk ju duken pak si shume kercenimet e gjuha rrugacerore, partiake e tipike komuniste e vete Finos por edhe e mbrojtesve fanatike e histerike te tij neper gazeta, radio e tv ..ku po ju tundin para syve fjalet Prokurori, Gjyq, Burg, Arrestime, Denime..etj etj..
A e degjuat deklaraten e tij te sotme tek akuzon PD e Bashen se po nderhyjne ne Gjykata per punen e Shoqatave dhe i kercenon haptazi duke ju thene ... ju qendroni larg e mos guxoni ti afroheni futbollit e gares per zgjedhjet e reja...nderkohe qe Partise se tij i lutet ti qendroje atij afer e te fuse duar e hunde ne punet e futbollit sepse kjo na qenka e ligjeshme e normale per Kollovarrin provincial qe kerkon te zere fronin e FSHF...
Zgjohuni pra mo..cfare prisni ...apo keni qejf te vije e tu zgjoje Fino e Partia e tij me kerbacin e dajakun qe mbajten zap me dhune nje vend e nje popull te tere per 45 vjet me radhe e i neperkemben si askush tjeter ne historine e tij?...