Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Një vit pas Euro 2016, jehona vazhdon

Shkruar nga NEWSPORT
Një vit pas Euro 2016, jehona vazhdon

nga Tritan Kokona

Një vit më parë, shqiptarët kudo ndodheshin përjetonin ethshëm një ngjarje të madhe, e cila kishte dekada që ishte një ëndërr, ndërsa pikërisht në qershorin e paharruar të 2016 u bë një realitet i prekshëm. Shqipëria kishte kombëtaren e saj, në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Ajo po shkruante faqen më të shkëlqyer në historinë e futbollit të saj, që nga fillimet e vitit 1905. Sot, më shumë se një vit pas Europianit, shumë gjëra kanë ndryshuar. Koha ecën përpara dhe bashkë me të edhe lëvizjet, të cilat janë të pashmangshme. Fill pas Europianit, kombëtarja humbi kapitenin e saj të njohur Lorik Canën, i cili vendosi që më në fund të thoshte “mjaft”, pas një karriere brilante me kuqezinjtë dhe me shumë skuadra të rëndësishme në Europë. Pas tij është larguar për të vazhduar ngjitjen në karrierën profesionale edhe ndihmës / trajneri Paolo Tramezzani, një prej interlokutorëve më të shkëlqyer midis stafit drejtues dhe grupit të futbollistëve. Nga stafi teknik janë larguar për arsye personale edhe mjeku Arben Çeliku dhe fizioterapisti Alban Merepeza. Është larguar për të vazhduar karrierën si trajner edhe ndihmësi tjetër, Erion Bogdani, që ka nisur punën tek ekipi U-19. M u n g o n n ë listën e skuadrës edhe menaxheri i saj Alban Bushi i cili ka marrë në dorë drejtimin e skuadrës U-21. Dhe në fund, këto ditë është larguar edhe timonieri i kësaj skuadre Giani De Biassi, i cili pas mbi pesë vjet pune dhe përpjekjesh për të ndërtuar një skuadër kompetitive, vendosi të tërhiqet për t’i hapur rrugën një trajneri të ri. Ndryshime të rëndësishme këto në familjen e kombëtares së futbollit, në harkun kohor të një viti. Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, qershori i vitit 2016 do të mbetet gjithmonë i paharruar për të gjithë. Për djemtë kuqezinj që shkruan historinë në fushën e lojës. Për trajnerin De Biassi dhe stafin e tij teknik, që punuan në mënyrë të shkëlqyer që gjithçka të shkonte sa më mirë në të gjitha drejtimet. Për stafin e Federatës, që u angazhua në mënyrë profesionale dhe tepër korrekte për të bërë gjithçka sa më të lehtë dhe funksionale. Ai qershor, do të mbetet i paharruar për tifozerinë shqiptare. Për ata mijra djem e vajza, të cilët me performancën e tyre nëpër stadiumet e Francës, dhanë mesazhe të jashtëzakonshme kulture dhe qytetarie, e cila u përmend gjatë edhe nga mediat ndërkombëtare. Europiani vazhdon të jetë në mendjen e miliona shqiptarëve kudo në botë të cilët për disa javë ndoqën me ankth përgatitjet dhe paraqitjen e skuadrës së tyre, në një kompeticion të madh si Europiani. Thonë se emocionet e ngjarjeve të mëdha nuk ngjajnë me njera tjetrën. Dhe ne shpresojmë dhe urojmë shumë që ngjarje të tilla të përsëriten në të ardhmen. Madje, ky është qëllimi dhe objektivat e punës tonë, pavarësisht se jemi të ndërgjegjshëm për shkallën e lartë të vështirësisë. Por sido që të ndodhë, pjesëmarrja e parë në finalet e Europianit “Francë 2016”, me historinë dhe emocionet e saj, nuk ka për t’u harruar kurrë. Ajo do të jetë gjithmonë, një faqe e shkëlqyer e historisë së futbollit shqiptar, e cila është bërë burim frymëzimi për të gjithë ata, që aspirojnë që të futen dhe të shkëlqejnë në botën e madhe të futbollit. … Një vit më parë, ekipi kombëtar, trajneri De Biassi, stafi teknik, Presidenti Duka dhe FSHF, i bënë shqiptarët krenarë dhe të lumtur. Por mbi të gjitha, i dhanë brezit të ri një ëndërr, të cilën ata do ta kenë një pikë referimi në të ardhmen. Ne ishim në Europian. Tashmë akulli është thyer. Nga ky çast, të gjithë, do të kërkojnë ti ngjajnë heronjve të Europianit “Francë 2016”.

 

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga