Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Një tjetër shqiptar shkëlqen në Angli, ish-lojtari i shpresave protagonist me Notts Country

Shkruar nga NEWSPORT
Një tjetër shqiptar shkëlqen në Angli, ish-lojtari i

Geraldo Bajrami është një tjetër lojtar me origjinë shqiptare, i cili ka nisur të shkëlqejë me skuadrën e Notts Country, një skuadër që luan në ligat inferiore angleze, me ekipin që ka arritur të fitojë një herë edhe Fa Cup.

23-vjeçari ka bërë një paraqitje mbreslënëse nën drejtimin e Luke Williams, me këtë të fundit që i ka dhënë mundësinë shqiptarit të nisë si titullarë në 4 ndeshjet e fundit.

Në ndeshjen e fundit me Torquay United, mbrojtësi shqiptar arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës në minutën e 90-të duke vulosur kështu fitoren e Notts Country me shifrta 4-0.

Pas këtij goli ka folur dhe 23-vjeçari, duke theksuar se sa herë që është thirrur në “aksion” ka dhënë maksimumin në fushën e lojës.

“Sa herë që jam thirrur për të luajtur, kam dalë mirë. Mendoj se lojtarët e dinë se kur e marrin këtë mundësi për të luajtur, duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë sepse të gjithë janë në formë për momentin”, ka deklaruar Bajrami, i cili kujtojmë se me kombëtaren Shpresa ka arritur të aktivizohet në 8 ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu