
Ndeshje e luajtur mes Huracan Melilla dhe Levante ka përfunduar nën lupën e hetuesve. Sfida e luajtur 2 dhjetorin e kaluar përfudnoi 0-8 për Levanten dhe ishte e vlefshme për Copa del Rey.
La Liga është gati të hapë një dosje për trukimin e mundshëm të ndeshjes. Gjykata e Melilla tashmë e ka hapur një hetim. Një ish lojtar i Huracan është arrestuar nga policia për rolin e tij në një shoqatë kriminale që synonte të bëntë fitime në botën e basteve sportive.
Dyshohet se policia ka arrestuar gjashtë persona, por vetëm ish futbollisti është në paraburgim. Ndër ndeshjet me të cilën organizata bënte fitime të paligjshme është edhe ajo e fituar 0-8 nga Levante ndaj Huracan.
Poll