
Atalanta është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e sulmuesit të talentuar Rasmus Hojlund. Danezi 19 vjeçar cilësohet si një nga talentat premtues për të ardhmen, i cili aktualisht është pjesë e ekipit austriak të Sturm Graz. Lojtari ka arritur në Itali dhe shumë shpjet pritet zyrtarizimi.
Shtatlarti e ka nisur mbarë këtë sezon duke arritur të realizoj 6 gola dhe 3 asist në 8 ndeshje. Kanë mjaftuar këto shifra që drejtuesit e Atalantas të hidhen menjëherë në sulm për shërbimet e gjigantit Hojlund. 19 vjeçari bën pjesë dhe në kombëtaren e U-21 të Danimarkës ku ka arritur të debutoj këtë vit.
Poll