Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Një stadium për Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
Një stadium për Skënderbeun

Opinion nga Newsport.al

Skënderbeu ka mundur të bëhet një skuadër e madhe, po investon për të bërë një klub të madh dhe shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar. Në Korçë kanë gjetur paratë, suksesin, vazhdueshmërinë dhe tani po investojnë për të ardhmen. Do të luajnë për herë të dytë në Europa Ligë, do të tentojnë kampionatin dhe kupën e pse jo të shesin sërish lojtarë të tjerë.

1.1 milionë euro për Olainkën, 600 mijë euro për Berishën, 1 milionë euro për Latifin dhe 300 mijë euro për Zekën. Këto janë shitjet e Skënderbeut në 2 vitet e fundit. Rreth 3.3 milionë euro të arkëtuara nga arritja në grupet e Europa Ligës, lojtarë të afruar, kartona të blerë në formë investimi dhe një skuadër cilësore që pritet të bëj diferencën në Shqipëri. Në Korçë do të festojnë Europën por nuk do t’a bëjnë këtë nga shtëpia. Do t’i duhet të udhëtojnë kilometra për të mbërritur në Elbasan.

Aty ku festuan me Dinamon e Zagrebit kualifikimin aty do të duhet të luajnë sërish Europën njësoj si dy vite më parë. Elbasani ka një stadium por nuk ka një skuadër, Shkodra ka një super stadium por nuk ka një skuadër për të prekur Europën apo luajtur në nivele të larta në Shqipëri.

Në Tiranë po bëhet një stadium por sërish Partizanit do t’i duhet punë për të arritur nivelin e Skënderbeut ndërsa Tirana duhet të bëj shumë përpjekje për të arritur diëka të tillë në disa vite. Është momomenti që Skënderbeut dhe Korëës t’i bëhet dhuratë një stadium. Një investim i shtetit, FSHF së bashku me klubin korëar do të krijonte mundësinë që skuadra më e mirë shqiptae në Europë të mos mbetej një kujtim pas disa vitesh por të bëj të tjera hapa cilësorë në Europë. Newsport.al

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga