Olimpiada dimërore në Kinë (Pekin 2022) ka filluar sot. Shqipëria ka vetëm 1 përfaqësues, i cili në ceremoninë e hapjes ka mbajtur lart flamurin kuqezi. Bëhet fjalë për skiatorin Denni Xhepi, 19 vjeçari që kërkon të lërë gjurmë, në këtë kompeticion të rëndësishëm. Duke u bazuar në alfabetin kinez, vendi jonë ka parakaluar e 40-ta.
Sot nuk mund të mungonin edhe Presidenti i KOKSH , Fidel Ylli dhe sekretari Gerti Shima. Të pranishëm janë edhe anëtarë të tjerë të stafit. Olimpiada Dimërore në Kinë nisi sot dhe do të përfundojë me datën 20 shkurt.

Poll