• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
OPINION

Një Shkëndijë për shqiptarët e Maqedonisë

August 1, 2016 OPINION 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Një Shkëndijë për shqiptarët e Maqedonisë
OPINION

Nga Gjergji Stefa
Shqiptarët e Maqedonisë prej vitesh nuk besojnë më. Te maqedonasit prej dekadash, por prej kohësh nuk besojnë më as mes “vedit”. Poltika nuk vend që t’i bashkonte duket se i ka përcarë. Skandale përgjimesh, intriga në kufij seksualë, deuptetë vota e të cilvëve blehen dhe shiten i kanë futur më shumë se 600 mijë njerëz në një udhë pa shumë dritë. Idhujt e tyre të rinj janë tjetërkush. Shqiptarë, sigurisht. Një mbi të gjitha. Ferhan Hasani, pseudonimi Buba. Ish lojtarit i Brondbit, kapiteni i Shkëndijës, skuadrës nga Tetova që të paktën prej 3 vitesh i ka bashkuar shqiptarët sërish në të njëjtin flamur. Atë kuqezi. Prej 2 edicionesh liga vendase e futbollit është shndërruar në një derbi. Ata kundër Vardarit. Duhet të ketrë një arsye se përse në kampionat fiton Vardari e në europë Shkëndija. Aty brenda për brenda “armiqtë” e gjysmës tjetër të Shkupit janë realisht më të fortë. Më së shumti jashtë fushe. Thonë që skuadra kontrollohet nga bizneset e kryeministrit Gruevski. Në Maqedoni gojët e liga kanë gjithnjë të drejtë, njësoj si kur themi ne në Shqipëri, ku ka zë nuk është pa gjë. Buba thuhet që merr 240 mijë euro në vit, por nuk është i vetmi. Zëvëndës kamptieni është Ardian Cuculi, ish lojtari i Partizanit, një personazh karizmatik që shpesh ka akuzuar madje federatën vednase se shqiptarëve nuk u jep hapësirat e duhura në përfaqësuese dhe për këtë arsye Maqedonia nuk është sot as në 90 kombëtaret më të mira të botës. Në mesfushë luan Demiri dhe Ibrahimi, ky i fundit një lojtar trullues, me një stil të veçantë loje gjithashtu me një pagesë marramendëse. Në sulm luan Stenjo Xhunior, një brazilian që pas çdo goli të shënuar bën shqiponjën, simbolin e shumicës së shokëve në të njëjtën skuadër.

Milionerët e Shkëndijës përfaqësojnë një qytet interesant, Tetovën. Atje më shumë se 90% janë shqiptarë, besimtarë të devotshëm, njerëz patriotë që gjithnjë kanë besuar te Shqipëria e madhe, tifozë të mëdhenj futbolli, që 36 vite më parë themeluan një skuadër që pavarësisht ëndrrës do e kishte gjithnjë shumë të vështirë të konkurronte me vendasit, mbi të gjitha me krenarinë maqedonase Vardar.

1 kampionat dhe 1 kupë e fituar në 36 vite janë shumë. Janë ptjetër shumë, në një tokë ku shqiptarët nuk kanë arritur dot të fitojnë asnjëherë asgjë, një titull dhe një trofe nuk është pak.

Kohërat kanë ndrysdhuar. 3 vite më parë Ecolog, një kompani ndërkombëtare me pronarë shqiptare që punon madje dhe për llogari të ushtrisë amerikanë tha PO. Në Tetovë njerëzit festuan. Ata madje krijuan dhe një nisëm që zgjati disa muaj, një fushatë e vërtetë që përfshiu të madh dhe të vogël. “Ecolog thuaj po”. Duhet të ketë qënë një vendim i marrë dhe në kushtet e një lloj ndjenje atdhedashurie. Biznes po e po. Shkëndija sot është në prag të kalimit në plej off të Europa Ligës, nga aventura e së cilës mund të përftojë diçka te 1 milionë eurot. Janë rreth 50% e buxhetit vjetor, megjithatë në klub ka filluar të ndihet aroma e të ardhurave. Dhe për një investitor kjo është gjithnjë e rëndësishme. Në këtë verë klubet e tjera maqedonase e kanë përfudnuar aventurën e tyre europiane. Shkëndija kaloi Krakovian e Neftçin ndërkohë ka fituar 2-0 ndeshjen e parë me Mladën. Në të shkuarën ky klub nuk kish kaluar asnjëherë qoftë turin e parë.

Ndeshjet në Europë i luan në stadiumin qëndror të Shkupit, një vepër e ekzagjeruar, një 33 mijë vendesh që asnjëherë nuk është mbushur në kapacitetin e tij. Brenda 2 viteve parashikohet rikonkstruksioni i plotë i stadiumit të Teotvës aty ku zakonisht numri i tifozëve varion nga 3 mijë në miqësore në 10 mijë në një zyrtare. 10 mijë vetë në Shkup nuk shkojnë as kur luan përfaqësuesja. Kjo e fundit duket se ka ndryshuar mendje. Lojtarët e Shkëndijës janë sërish të preferuar. Të paktën 5-6 prej tyre mund të jenë titullarë në sfidën kundër shqipërisë në Shkodër në shtator. Çfarë provokimi. Shqipëtarët e Maqedonisë kundër Shqipërisë. Ata janë mësuar të bashkëjetojnë me të gjithën këtë. Atmsofera e përgjitshme në Maqedoni sidomos mes tifozëve nuk është asnjëherë e këndshme, por duke qënë profesionistë kanë mësuar se ata të parët nuk duhet ti hedhin bezinë zjarrit. Kanë miq futbollistët maqedonas dhe maqedonasit luajnë madje dhe për Shkëndijën. Kanë krijuar një vatër neutrale larg polemikave të zakonshme një shembull e simbol shqiptar por dhe një virtyt bashkëjetese. Kjo gjë nuk ndodh në Vardar. Të jesh shqiptar dhe të luash atje është shumë e vështirë.

Shqiptarët e Maqedonisë kanë qënë disi xhelozë. Ata e kishin humbur çdo shpresë.  Kombëtarja kishte shkuar në Europian ndërklohë që Kosova për një muaj do luajë në elimiantoret e një Botërori. Vetëm ata kishin mbetur pa një sukses futbollistik.

Ndeshjet e fitoret e Shkëndijës janë festuar ndjeshëm në Tetovë, por në Shkup janë shoqëruar me incidente mes njerëzve, me maqedonas të zemëruar e me shqiptarë të provokuar. Në atë qytet ku askush nuk ndihet tamam zot është e pamundur që bashkëjetesa të jetë fisnike.

Nuk është vendi asnjëherë për mesazhe. Ato shpesh ngjajnë relativisht patetike, por mesa duket në këtë hapësirë mes shqiptarësh e maqedonasish ku ligjin e bëjnë të dytët dhe të parët zakonisht përdoren blihen apo shiten, kjo Shkëndijë është realisht një simbol më vete. Në fund të fundit është dhe një markë. E atyre që besojnë se dhe brenda Maqedonisë, mund të bësh diçka, dicka që përgjimet nuk e kapin dhe që Gruevski nuk e ka në dorë. Ndonjëherë është një top dhe 11 burra. 11 shqiptarët janë më të mirë se 11 maqedonasit. Problem është që më shumë se 600 mijë shqiptarë kanë nevojë dhe për 11 drejtues. Buba, Cuculi dhe Ibrahimi nuk janë poltikanë, fatmrësisht janë futbollistë! Përfundimisht në futboll ky është viti i shqiptarëve. Dikush duhet të marrë shembull.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Kamza pretendente, bën merkato në Superiore
Previous article FOTO/ Çelsi bën "provokacija" në urimin për ditëlindjen e futbollistit serb

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin
May 24, 2022

Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin

Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!
March 22, 2022

Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!

OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!
March 16, 2022

OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!

EDITORIAL/ Lotët e Armando Brojës... Kampion ngrije kokën, së shpejti mister Reja do iu shijojë nga televizori
November 13, 2021

EDITORIAL/ Lotët e Armando Brojës... Kampion ngrije kokën, së shpejti mister Reja do iu shijojë nga televizori

KOMENT/ "Skeptikë, ejani te Daja", pak më shumë respekt për Ilirin...
November 2, 2021

KOMENT/ "Skeptikë, ejani te Daja", pak më shumë respekt për Ilirin...

Opinion/ Vllaznia- Tirana, një binom qytetarie, vlerash e vëllazërie shekullore
October 30, 2021

Opinion/ Vllaznia- Tirana, një binom qytetarie, vlerash e vëllazërie shekullore

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Lajmet e fundit

___

Jul 6 12:35 PM
Conference League

Saburtalo “zhgënjen” Partizanin, kuotat e basteve vendosin skuadrën favorite

Jul 6 12:19 PM
VENDI

FOTO+VIDEO/ Punohet në vapë të madhe, bëhet gati skena për tifozët bardheblu

Jul 6 11:57 AM
VENDI

“Vari këpucët në gozhdë” sezonin e fundit, Sebino PLAKU përfundon kursin e famshëm

Jul 6 11:41 AM
VENDI

PARTIZANI e la në Tiranë para Conference League, afrimi verës i çon “mesazh” klubit (FOTO)

Jul 6 11:26 AM
KRYESORE

ZYRTARE/ Nuk kanë fund largimet në Durrës, Teuta mbyll bashkëpunimin me 3 lojtarë

Jul 6 11:13 AM
VENDI

Sezoni i ri në Superiore, Teuta ndan rrugët me dy lojtarët e njohur

Jul 6 10:57 AM
KRYESORE

Esat MALA mbetet mes “4 rrugëve”, PARTIZANI “fërkon duart”

Jul 6 10:42 AM
BOTA

E KRYER/ Pak “magji” në Torino, Angel Di Maria dhe Paul Pogba do jenë lojtarë të Juventus

Jul 6 10:32 AM
BOTA

Futbollisti japonez habitet nga gazetari Fabrizio Romano: As gruaja ime nuk e dinte

Jul 6 10:16 AM
BOTA

VIDEO/ Pritet me padurim në Amerikë, VRIONI ka dy fjalë për tifozët

Jul 6 10:00 AM
VENDI

Festuan ngjitjen e kategorisë përmes “play-off”, klubi jugor drejt privatizimit

Jul 6 9:45 AM
KRYESORE

Shënoi 1 gol gjatë sezonit, Kukësi në hall me “pykën” e sulmit

Jul 6 9:29 AM
BOTA

Dy titullarë shqetësojnë Tiranën, Orges Shehi “skicon” formacionin fitues

Jul 6 9:14 AM
BOTA

ZYRTARE/ 5 vite kontratë, Inter “rrëmben” talentin e dalë nga Milani

Jul 6 9:00 AM
KRYESORE

Përgatitjet e Vllaznisë në Austri, dy titullarët shqetësojnë Mirel Josën

Jul 6 8:45 AM
BOTA

“Probleme me Seferin dhe Totren”, Orges SHEHI ka ankesa në Luksemburg

Jul 6 8:29 AM
BOTA

FOTO/ Uniform drejt Luksemburgut, “ultrasit” bashkë me Tiranën në transfertën e largët

Jul 6 8:05 AM
KRYESORE

Kapiteni nuk e braktis “anijen” në Gjeorgji, Partizani fluturon drejt Europës (FOTO)

Jul 6 12:10 AM
VENDI

E mori në ekipin e parë Ilir Daja, kush është mesfushori i Akademisë i grumbulluar për Europën

Jul 5 11:54 PM
FACENEWS

FOTO/ 12 vite më parë me Dinamon, ish-mbrojtësi bëhet nostalgjik për kohën me Muzakën

Jul 5 11:42 PM
FACENEWS

Në Luksemburg për kampionët, tifozë specialë me Tiranën për Champions League

Jul 5 11:30 PM
FACENEWS

FOTO/ Gurishta dhe Marku s’i ndahen njëri-tjetrit, Xhaferi dhe Josa “udhëheqin” ekipin në krye të autobusit

Jul 5 11:20 PM
KOSOVA

“Nuk ka dhënë atë që pritej”, lojtari i Ballkanit bën ironi, poston FOTON e Dajës pas barazimit në Champions League

Jul 5 11:06 PM
KRYESORE

Ardit TOLI shfrenon fantazinë, kërkesa të çmendura nga mesfushori te TIRANA

Jul 5 10:49 PM
BOTA

VIDEO/ Shkupi spektakolar, 3 gola e çojnë me një këmbë në turin e dytë

Jul 5 10:39 PM
FACENEWS

FOTO/ Shënonte “perla” me Partizanin, forma fizike i tërheq vëmendjen trajnerit të njohur: Kështu s’ishe as futbollist

Jul 5 10:17 PM
VENDI

Kukësi i Gegës nis “punimet”, verilindorët zbresin në fushë

Jul 5 10:02 PM
FACENEWS

Partizani “dhëmbë për dhëmbë” me Tiranën, të kuqtë “zaptojnë” hapësirën e përdorur nga tifozët e Romës (NJOFTIMI)

Jul 5 9:53 PM
BOTA

VIDEO/ Nuk mjafton vetëm Nazmi GRIPSHI, Ballkani ndalet në ndeshjen e parë

Jul 5 9:37 PM
VENDI

Partizani “ndez motorrët”, të kuqtë i japin fund përgatitjeve për Saburtalon

Jul 5 9:24 PM
MAQEDONIA

VIDEO/ Festë shqiptare në Champions, Danfa dhe Adetunji dhurojnë spektakël me Shkupin

Jul 5 9:13 PM
BOTA

Habere të mira për TIRANËN, ngec kundërshtari i mundshëm i turit të dytë

Jul 5 9:03 PM
BOTA

Roma i “tradhëtoi” pas Conference League, Barcelona gjen zëvendësuesin për trofeun Gamper

Jul 5 8:46 PM
KOSOVA

VIDEO/ 2 gola vendosin pjesën e parë, Nazmi Gripshi e bën “sefte” në Champions League me Ilir Dajën

Jul 5 8:39 PM
BOTA

E BUJSHME/ BROJA “kërcënon” Chelsea-n, ultimatum për fazën përgatitore

Sondazh

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P