Erzeni është në kërkim të trajnerit të ri për të nisur edhe rindërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Drejtuesit prej ditësh kanë qenë në kontakte me Ernest Gjokën i cili shihet si më i avantazhuari për të marrë rolin e trajnerit te shijakasit.
Mirëpo, Gjoka nuk është emri i vetëm në listën e drejtuesve. Mirel Josa është gjithashu një kandidad i mundshëm për të zëvëndësuar Xhevahir Kapllanin dhe eksperienca e tij mund të jetë e dobishme për Erzenin.
Gjithsesi, Gjoka mbetet më i avantazhuari teksa ishte prezent edhe në miqësoren e zhvilluar ndaj Luzit. Nëse arrihet akordi, ai do të marrë në rolin e ndihmësit edhe Renato Arapin të cilin e ka patur edhe te aventura arabe me Ohod.