
Gianluigi Donnarumma është vetëm 20 vjeç dhe padyshim që është një prej portierëve më të mirë në botë. Shtatlarti, i cili është pjesë e Milanit, duke se do të jetë edhe për shumë sezone të tjera me kuqezinjtë.
Sikurse raporton Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit po negociojnë për të "blinduar" në portën e tyre italianin.
Padyshim që ky është një lajm i mirë për portierin, i cili është një prej më të dalluarve tek skuadra e drejtuar nga Marco Giamapolo. Mbetet të shihet nëse do të kemi diçka zyrtare në vijim.
Poll