Manchester United dhe Cristiano Ronaldo është një “martesë” që vazhdon pa dëshirën e dy palëve. Gjatë merkatos, portugezi kërkoi të largohej dhe Djajtë ishin mëse të gatshëm të pranonin dëshirën e tij por në fund, asgjë nuk ndodhi.
Kontrata e portugezit skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë. Manchester United po sheh në treg për një zëvëndësues të Ronaldos dhe e kanë piketuar një tjetër portugez.
Goncalo Ramos është objektivi i Djajve të Kuq. Sulmuesi i Benfica vlerësohet rreth 20 milionë euro mund të bëj kalimin e madh në janar dhe drejtuesit i plotësojnë dëshirën Ten Hag që kërkon një sulmues me profil si ai i portugezit.
Poll