
Nedim Bajrami po zhvillon një sezon fantastik te Empoli. Lojtari i Kombëtares shqiptare në pjesën e parë të edicionit ka shënuar 5 gola dhe ka assistuar 3 herë.
Cilësitë e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga skuadra të tjera të elitës së futbollit italian. Sipas Tuttosport, Sassuolo kërkon të transferojë 22 vjeçarin dhe ka gati 10 milionë euro. Në mbledhjen e zhvilluar prej klubit nga Reggio Emilia është sugjeruar emri i mesfushorit, si një lojtar i cili mund të rregullojë balancat në atë repart.
Nedim Bajrami po zhvillon sezonin e tij të 3-të të Empoli dhe ndoshta i fundit. Më parë ka qënë pjesë e Grasshopers, në Zvicër. Të shohim sesi do shkojnë gjërat.
Poll