Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Një nga më të mirët e momentit, trajneri i “Hirushes” spanjolle refuzon oferta nga Franca dhe Anglia

Shkruar nga NEWSPORT
Një nga më të mirët e momentit, trajneri i

Girona në këtë sezon po kalon një nga momentet më të mira të historisë së saj. Ekipi që militon në elitën e futbollit spanjoll aktualisht mban vendin e dytë me pikë të barabarta me Real Madrid. Teksa këtë sezon ka korrur fitore ndaj ekipeve si Barcelona dhe së fundmi Atletico Madrid.

Në 19 ndeshje të këtij sezoni, Girona në La Liga numëron 1 humbje, 3 barazime dhe plot 15 fitore. Ajo ç’ka e lë poshtë Realit është vetëm golavarazhi. Dhe sigurisht një nga arsyet kryesore të kësaj ecurie deri më tani është trajneri, Michel.

Ecuria e Gironas ka bërë që Michel të pëlqehet nga shumë ekipe në Francë dhe Angli. Lyon dhe Newcastle janë dy ekipet që kanë treguar interes të fortë për trajnerin, por 48-vjeçari ka hedhur poshtë çdo ofertë duke u shprehur qartë që dëshiron vetëm Gironan, me të cilët kërkon të shkruajë historinë dhe të mposhtë hegjemoninë Real-Barça-Atletico.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga