
Alban Stafa është një emër i njohur në sportin shqiptar teksa vite më parë ka qenë pjesë e atletikës. Në një brez me Klodiana Shalën dhe Luiza Gegën, Albani shquhej për vendosmërinë e tij për të qenë gjithmonë në krye. Është fotografi i njohur, Ferdinand Hazisllari që ka hapur arkivat duke treguar disa nga garat e ish-atletit kryeqytetas.
Sot, Stafa vijon të jetë pjesë e sportit por në një mënyrë tjetër. Ai është njeriu më i besuar i presidentit të Partizanit, Gaz Demi. Tifoz i betuar i të kuqve, por edhe pjesë e rëndësishme në kupolën drejtuese të kampionëve të Shqipërisë. Nëse dikur ishte në fushë duke qenë pjesë e saj me vrapimet e shpejta, sot është gjithmonë në stadium duke mbështetur Partizanin.