
Vetëm 1-1 me Milanin dhe Napoli është zyrtarisht në krizë. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk po arrin të kalojë ngërcin psikologjik, teksa dhe këtë herë nuk ka mundur të fitojë.
Napoli mposhti 2-0 Veronën një muaj më parë dhe që nga ajo ditë, nuk njeh fitore në kampionat. Kujtojmë që klubi ka probleme të theksuara me tifozët, të cilët kanë nisur edhe kërcënimet në drejtim të lojtarëve. Napoletanët gjenden në vendin e 7-të dhe për momentin Championsi duket larg. Vetëm 4 pikë është distanca me vendin e 4-rtë por është pothuajse e pamundur të shkohet ne Champions me këtë lojë.
Merkatoja po vjen dhe shumë lojtarë pritet të largohen. ''Revolucioni'' është detyrim dhe këtë gjë e di mirë Presidenti i Napolit, De Laurentis.