Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një mesfushor dhe një sulmues për Partizanin, gati merkatoja për të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
Një mesfushor dhe një sulmues për Partizanin, gati merkatoja

Partizani e mbylli këto 2 faza të para të këtij sezoni në vendin 2-të. Të kuqtë, e nisën këtë edicion futbollistik me Sormanin, i cili u largua vetëm pas disa javësh nga pankina e kuqe. Vendin e tij e zuri, trajneri Sulejman Starova, i cili ndryshoi lojën e skuadrës së kuqe. Megjithatë mesfusha dhe sulmi janë dy repartet që do të ketë përforcime.

Mungesa e një "regjisori" në mesin e fushës ka rënë në sy, dhe tashmë në merkaton e dimrit pritet të afrohet një lojtar me tipare të tilla. Gjithashtu vetëm Ekuban në majën e sulmit, ishte shumë pak për Starovë, megjithëse italiani arriti t'ia shpërblente më së miri. Emri i parë në klubin e kuq, është Xhevahir Sukaj, por nuk përjashtohen të mbërrijë një sulmues nga tregu i huaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga